Masazhet | Hotel Dash

Masazhet

MASAZHË MBRETËRORE

Masazha sportive

ANTICELULIT MASAZHA

Aroma masazha

Masazha parciale

MASAZHË MBRETËRORE (90 min) 4.000 dinar – Masazha njihet si njëra nga format më të hershme të terapisë fizikale dhe dihet se është përdorur në kultura të ndryshme madje edhe para më shumë se 3000 viteve. Gjatë viteve, me zhvillimin e civilizimit janë zhvilluar dhe forma të ndryshme të masazhave. Kjo masazhë ofron një ndjenjë të veçantë të glamurit dhe elegancës, dhe është një freskim i vërtet për trupin dhe shpirtin. Masazha mbretërore është një formë e veçantë e kreativitetit e vendosur para dy terapeutëve. Metodat tradicionale të kësaj masazhe ndihmojnë largimin e stresit, tensionimit, përdoren për shërimin e dhimbjes në shpinë, për shtangimin e qafes, krahëve, tek lëndimet sportive, duke përfshirë muskujt dhe tetivat. Përparësit e kësaj masazhe janë: zvogëlim i tensionimit fizik dhe emocional, relaksim i muskujve dhe rritja e elasticitetit të tyre, lirimi nga dhimbjet e përgjithshme muskulare, përmirësimi i qarkullimit dhe stimulimi i sistemit limfatik. Rezultatet e kësaj masazhe janë mendja e pastërt, trupi i shkathët, shpirti i ngrohtë plotë dashuri dhe vetëbesim.

Masazha sportive

Masazha sportive (45 minuta) 2.000 dinar – Masazha paraqet njërin nga format më të hershme të terapisë fizikale dhe është e njohur që është përdorur në kultura të ndryshme para më shumë se 3000 viteve. Gjatë viteve, me zhvillim të civilizimit, janë zhvilluar forma të ndryshme të masazhave. Tek të gjitha llojet e masazhave, terapeuti ka qëllime specifike në mendje, ndërsa tek sporti fokusohet tek nevojat individuale të sportistit. Masazha sportive është terapi më efikase për lirimin e muskujve nga tensionimi dhe kthimin e balancit në sistemin muskulo-ashtëror. Nëse aplikohen rregullisht masazha mund t’i ndihmoj sportistëve për të parandaluar lëndimet. Grumbullimi i vazhdueshëm i tensionimit në muskuj gjatë aktiviteteve të përditshme mund të sjell deri tek sforcimi i ligamenteve, tetivave, dhe vetë muskujve. Terapeuti me përvoj duke përdorur teknika të duhura, do t’i ndihmoj sportistit për ta mirëmbajtur gjendjen e shëndosh fizike.

ANTICELULIT MASAZHA ( 45 min ) 2.000 dinar – Celuliti nuk është ndonjë problem serioz mjekësor, por mund të jetë i pakëndshëm. Celuliti mund të shkaktojë ndjenjë parehatie dhe humbje të vetëbesimit gjatë bartjes së rrobave më të shkurtra apo bikineve. Shumë tretmane anticelulit, duke përfshirë edhe masazhen dhe celulit kremen, tregojnë për rezultate të dukshme. Efekti i plotë arrihet pas 10 trajtime në sallon dhe pas kësaj dy herë në muaj për t’i mbajtur rezultatet. Përpos largimit të celulitit, kjo masazhë ndikon edhe në qarkullim më të mirë, njenjen e kënaqësisë dhe lëkurë të shtërnguar dhe të ushqyer. Për efekt më të shpejtë të largimit të celulitit nevojitet të reduktohet ushqimi dhe të pihet së paku 2 litra ujë.

PILING (60 min) 2.500 RSD

Aroma masazha

AROMA masazha ( 60 min ) 2.500 dinar – Aroma masazha paraqet llojin e masazhes ku në kuadër të këtyrë tretmaneve përdoren vajrat aromatike. Baza e masazhes është aromaterapia, që paraqet një masazhë shumë të këndshme dhe relaksuese të tërë trupit. Vrimat e hundës janë të lidhura për pjesën e trurit që quhet sistemi limbik. Sistemi limbik kontrollon emocionet dhe ndikon në sistemin nervor dhe hormonet. Kur i thithni molekulat esenciale të vajrave, masazha bartet tek sistemi limbik dhe ndikon në punën e zemres, nivelin e stresit, shtypjen e gjakut, frymëmarrjen, kujtesen, tretjen dhe sistemin imunitar. Vajrat eterike absorbohen përmes lëkurës. Vajrat që përdoren në kuadër të aroma masazhës dhe aroma terapisë janë:
qetëson – kamomili, livando, barbarozë
freskon – ilang-ilang , zhallfia , trëndafili, nerolit
ngjall – rozmarin
pastron – rozmarin
Aroma masazha është veçanërisht e përshtatshme për largim të stresit dhe kushteve të lidhura me stresin siç janë pagjumësia, kokëdhembja, çrregullim i sistemit digjestiv, sindroma paramenstruale (PMS), dhimbje në shpin.

Masazha parciale ( 60 min ) 2.500 dinar– Tek masazha parciale trajtohet vetëm një pjesë e caktuar e trupit, për shembull vetëm shpina, masazha e dorës, masazha e këmbës kundër celulitit, masazha e barkut dhe masazha e kokës apo fytyres. Është ilaq ideal në rastin e lëndimit të qafës apo madje në raste të lëndimeve të rënda të këmbës. Kjo masazhë është ideale për ta rivendosur harmonin e organizmit. Kohëzgjatja e masazhës është rreth gjysmë ore deri një orë. Mund të realizohet duke qendruar ulur apo shtrirë, varësisht nga regjionet që duhet bërë masazha.