Metoda Japoneze e Vizatimin Të Vetullave - Microblading | Hotel Dash

Metoda Japoneze e Vizatimin Të Vetullave – Microblading

Vizatimi i vetullave me metoden ”Japoneze” (Microblading, hairstroke metoda –si e quajnë) është aplikim semipermanent i pigmentit përmes tehut që imiton pamjen naturale të qimeve të gjatësive të ndryshme dhe trashësive të ndryshme. Tek kjo metod nuk përdoret as makina e as gjilpëra, por qimet futen nën lëkurë shumë cekët përmes thikës së posaçme. Për shkak të metodes specifike me të cilen punohet, vetulla merr një pamje tejet natyrale sepse nuk mbushet e tërë forma e vetullës, por me teknik të veçantë të nxjerrjes së qimeve të holla dhe të lakuara në DREJTIM NATYRAL të rritjes. Është e preferueshme për persona të cilët përmes largimit të gabueshëm të vetullave kanë shkatërruar pamjen e tyre natyrale, shpeshtësin dhe madhësin, si dhe për ata tek të cilët për shkak të sëmundjes apo ndonjë tjetër arsye kanë humbur vetullat. Parimi kryesor i kësaj metode të vizatimit të vetullave është se tek varianta e përhershme nuk shkaktohet efekti i grimit, por vetëm të largohen mangësit dhe të përmirësohet pamja natyrale.Qimet vizatohen përgjatë qimeve natyrale me ngjyrë e cila nuk dallon nga ato prezente, kështu që efekti është vërtet natyral.

MOS LEJONI t’ju vizatohen vetullat përmes shablloneve, ajo nuk ndodh tek kjo metod, dhe vetëm një joprofesionist do të ofroj atë!!!

Para dhe pas trajtimit

Sa zgjat trajtimi i vizatimit të vetullave?

Trajtimi i vizatimit të vetullave zgjatë nga një deri një orë e gjysmë (vetëm aplikimi i ngjyrës zgjatë 15 minuta ndërsa pjesa tjetër e kohës është për të përcaktuar formen dhe simetrinë)

Sa ”zgjasin” vetullat e vizatuara përmes metodes japoneze?

Duke marrë parasysh që kjo metodë është grim semipermanent, kohëzgjatja e ngjyres dhe formës varët EKSKLUZIVISHT nga lloji i lëkurës tuaj dhe kujdesi juaj.
Për këtë arsye këshillohet që një herë në vit të freskohet ngjyra, që zgjat pesë minuta dhe e ka 50% të çmimit të trajtimit. Përmes mirëmbajtjes vjetore ju zgjasni jetëgjatësin aq sa dëshironi.

Cilat janë procedurat pas vet trajtimit të vizatimit të vetullave përmes metodes japoneze?

Varësisht nga lloji i lëkurës bëhet edhe thellësia e prerjes. Gjatë kohës së kujdesit pas trajtimit të vetullave nuk preferohet larja në det, lum, pishin, rrezitja, solarium, vendosje e pudres apo grimit mbi vetulla. Kujdesi pas trajtimit përfshin ampulla të caktuara dhe krema pas trajtimit (të cilat i merrni nga unë). Pas trajtimit nuk ka ënjtje, nëse shfaqet skuqje e lehtë ajo tërhiqet pas 15 minutave. Procesi i lëvorisjes së lehtë të lëkures është i mundur.

Si bëhet korrektimi dhe sa herë është e nevojshme?

Korektimi i parë (reparimi) bëhet pas dy deri në tri javë NËSE vërtet është i nevojshëm. Tek lëkurat problematike ngjyra do të zgjasë më shkurt se sa tek lëkura normale dhe freskimi i ngjyres do të jetë i nevojshëm më shpeshë.

Tek cilët persona bëhet vizatimi i vetullave me metoden japoneze?

-personat që kanë probleme me keloide
-personat që kanë dermatitin seboroik në regjionin e vetullave
-lëkura që kanë ndezje.
Në këto raste është e nevojshme së pari të sanohet problemi ekzistues dhe pastaj të bëhet vizatimi.

Cila periudhë e vitit është më e përshtatshme për kryerjen e trajtimit?

Nuk ekziston ndonjë periudhë e vitit kur nuk duhet bërë këtë trajtim, por ekzistojnë ditët kur assesi nuk duhet bërë trajtimin: kur nuk jeni në disponim, të nervikosur, nuk keni mjaftë kohë apo jeni nën tension. Mirë do ishte të mos bëhet trajtimi gjatë ciklit menstrual.

A duhet larguar vetullat para trajtimit?

Qimet tuaja nuk duhet larguar e as rruar. Largohen vetëm ato që janë jashtë formës së dëshiruar, ndërsa pjesa tjetër mbetet, ndërsa vizatimi bëhet në mes tyre.

Higjiena gjatë trajtimit?

Higjiena është në nivelin më të lartë! Çdo gjë që përdoret gjatë punës është për një përdorim! Nuk ekziston mundësia e shfaqjes së alergjisë në pigmente

Çka duhet pritur pas trajtimit?

Menjëherë pas trajtimit vetullat do të jenë të dendura dhe më të mbyllura nga rezultati final. Mund të prisni 20-30% hapje të ngjyres, dhe deri 10% zvogëlim te dendësisë dhe trashësisë pas kujdesit post-trajtimit. Pas 3-4 javëve përmes korigjimit mund të përmirësohen parregullësit e vogla, t’i shtohet ngjyra dhe dendësia (nëse është e nevojshme).

                                                                                 

ÇMIMORJA

Çmimi i trajtimit është 130e në kundër vlerë të dinarit. Në çmim është përfshirë korektimi i parë dhe kremat përcjellëse për kujdes të vetullave pas trajtimit!
Korektimi i klientëve të mij është 50% nga çmimi i trajtimit, ndërsa korektimi i punëve të të tjerëve është 80e.