DHOMA DYSHE ME KREVAT DOPIO - Hotel Dash

Dhoma dyshe me krevat dopio

Your Reservation
Check In
Night
Check Out
Rooms
Room 1
Adults
Children
  • jednokrevetna soba
  • jednokrevetna soba

DHOMA DYSHE ME KREVAT DOPIO

Start From€39,00 / Night
Bed1
Max2 People
ViewPo
Room Size25 m²
WifiPo
Breakfast IncludedPo
Room ServicePo

Dhomat tona dyshe janë të mobiluara me krevat dopio të rehatshëm, me madhësi mbretërore dhe gamë të gjërë të përmbajtjes për çdo dëshirë. Personeli jonë do t’ju ofroj mirëseardhje në hapësirat tona të ndriquara, të gjëra dhe të qeta, ku mund të kënaqeni në rehati dhe qetësi. Kjo dhomë elegante dhe e klimatizuar ju ofron flat-screen TV, mini-bar dhe tavolin pune. Përfshinë banjon e vet me dush dhe tharëse për flokë. WiFi është pa pagesë në të gjitha dhomat, ndërsa hapsira për parking gjendet para hotelit dhe është 24 orë nën mbikqyrje të kamerave, dhe po ashtu është pa pagesë.

Dhomat përmbajnë: pamje të bukur, flat-screen TV, klimatizim, tavolinë punuese, nxemje, pllaka në dysheme/dysheme nga mermeri, garderober/dollap, dush, tharëse për flokë, artikujt në toalet, toalet, banjë, mini-bar, dhe shërbimin e zgjimit nga gjumit.

Në çmim nuk është i përfshirë tatimi i qendrimit në vlerë prej 130 RSD dhe sigurimi në vlerë prej 18 RSD, ndërsa fëmijët e moshës nën 7 vjeç janë të liruar nga pagesa e tatimeve (taksave), fëmijët e moshës nga 7-15 vjet paguajnë 50% të çmimit.

*Fëmijët e moshës deri 7 vjeç nuk paguajnë shërbimet e akomodimit, në rast se i përdorin krevatin ekzistues. Fëmijët e moshës 7 deri 15 vjeç paguajnë 50% të çmimit të krevatit shtesë.

*Mengjesi, parkingu dhe përdorimi i internetit janë gratis.

*Dhomat janë në dispozicion të mysafirëve dhe mund të përdoren nga ora 14.00 ditën e arritjes, deri ora 12.00 diten e shkuarjes.

*Qendrimi ditor përdoret në periudhë nga 09:00 h deri 18:00 h,  në çmim nuk përfshihet tatimi mbi qendrim.

*Menaxhmenti i STUR Dash lejon zbritje klientave korporativ në vlerë të caktuar në bazë të kontratës së nënshkruar.

*Menaxhmenti i STUR lejon zbritje për mysafirët në vlerë prej 20% në bazë të dhënjës së karteles DASH GOLD.

*Koha për ta anuluar rezervimin është 48 orë. Nëse mysafiri nuk paraqitet, ndërsa rezervimi nuk anulohet 48 orë para ardhjes, nata e parë duhet të paguhet.

*Pagesa bëhet në dinar apo përmes kredit kartelave nga sistemi VISA dhe DINA CARD, sipas kursit të mesëm të Bankes Popullore të Sërbisë në ditën e pagesës.