MASAZHË MBRETËRORE (90 min) 4.000 dinar – Masazha njihet si njëra nga format më të hershme të terapisë fizikale dhe dihet se është përdorur në kultura të ndryshme madje edhe para më shumë se 3000 viteve. Gjatë viteve, me zhvillimin e civilizimit janë zhvilluar dhe forma të ndryshme të masazhave. Kjo masazhë ofron një ndjenjë të veçantë të glamurit dhe elegancës, dhe është një freskim i vërtet për trupin dhe shpirtin. Masazha mbretërore është një formë e veçantë e kreativitetit e vendosur para dy terapeutëve. Metodat tradicionale të kësaj masazhe ndihmojnë largimin e stresit, tensionimit, përdoren për shërimin e dhimbjes në shpinë, për shtangimin e qafes, krahëve, tek lëndimet sportive, duke përfshirë muskujt dhe tetivat. Përparësit e kësaj masazhe janë: zvogëlim i tensionimit fizik dhe emocional, relaksim i muskujve dhe rritja e elasticitetit të tyre, lirimi nga dhimbjet e përgjithshme muskulare, përmirësimi i qarkullimit dhe stimulimi i sistemit limfatik. Rezultatet e kësaj masazhe janë mendja e pastërt, trupi i shkathët, shpirti i ngrohtë plotë dashuri dhe vetëbesim.
ANTICELULIT MASAZHA ( 45 min ) 2.000 dinar – Celuliti nuk është ndonjë problem serioz mjekësor, por mund të jetë i pakëndshëm. Celuliti mund të shkaktojë ndjenjë parehatie dhe humbje të vetëbesimit gjatë bartjes së rrobave më të shkurtra apo bikineve. Shumë tretmane anticelulit, duke përfshirë edhe masazhen dhe celulit kremen, tregojnë për rezultate të dukshme. Efekti i plotë arrihet pas 10 trajtime në sallon dhe pas kësaj dy herë në muaj për t’i mbajtur rezultatet. Përpos largimit të celulitit, kjo masazhë ndikon edhe në qarkullim më të mirë, njenjen e kënaqësisë dhe lëkurë të shtërnguar dhe të ushqyer. Për efekt më të shpejtë të largimit të celulitit nevojitet të reduktohet ushqimi dhe të pihet së paku 2 litra ujë.
PILING (60 min) 2.500 RSD
Masazha parciale ( 60 min ) 2.500 dinar– Tek masazha parciale trajtohet vetëm një pjesë e caktuar e trupit, për shembull vetëm shpina, masazha e dorës, masazha e këmbës kundër celulitit, masazha e barkut dhe masazha e kokës apo fytyres. Është ilaq ideal në rastin e lëndimit të qafës apo madje në raste të lëndimeve të rënda të këmbës. Kjo masazhë është ideale për ta rivendosur harmonin e organizmit. Kohëzgjatja e masazhës është rreth gjysmë ore deri një orë. Mund të realizohet duke qendruar ulur apo shtrirë, varësisht nga regjionet që duhet bërë masazha.